Mbrojësi i Lazios, Francesco Acerbi, ka paralajmëruar se është e patolerueshme dënimi i mbrojtësve në rast se ato markojnë lojtarët në zonë. Kjo mund të jetë një nga rregullat e reja në protokollin e ri të Seria A, që pritet të zbulohet këto ditë.
“Pjesa e stërvitjes nga individuale në grup ka shkuar mirë. Ishte e pamundur të stërviteshe me ekipin në periudhën e karantinës, por fakti që sezoni do të mbyllet është diçka pozitive. Ndeshjet nuk do të luhen në tavolinë dhe të mos markosh kundërshtarin është pa llogjikë”, shpjegon italiani për “Lazio Style Radio”.
“Në Gjermani gjithçka po shkon shumë mirë, gjithmonë duke zbatuar rregullat e reja. Futbolli pa tifozë është paksa i mërzitshëm, por ritmi në Bundesliga do të rritet nga ndeshja në ndeshje”.
“Lotito? Kishim rreth dy muaj që nuk ishim takuar me njëri-tjetrin. Ai u përshendet me ekipin, tamam si një familje. Folëm për gjithçka, nga objektivat sezonalë deri tek pagat. Trazira në ekip? Kam lexuar disa “fake news”, që më kanë inatosur. Bisedat që fliten në dhomat e zhveshjeve duhet të ngelin aty”, mbyll Acerbi. /abcnews.al