Ditën e sotme numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë. Brenda 24 orëve në vend janë regjistruar 15 raste të reja ndërsa numri total i të infektuarve në vend është rritur në 964.
Prej këtyre, sipas asaj që njofton ministria e Shëndetësisë, raste aktive janë vetëm 175, një më pak krahasuar me një ditë më parë. Pra, 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar.
Rastet e reja janë konfirmuar: 13 në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër dhe janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Po ashtu, MSH njoftoi se brenda ditës janë shëruar 16 qytetarë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe seriologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%. /abcnews.al/

