Ambasadorja e SHBA takon kryetaren e KPK: Të përshpejtohet vettingu

schedule18:26 - 19 Maj, 2020

schedule 18:26 - 19 Maj, 2020

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka zbardhur takimin me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Genta Bungo, lidhur me procesin e vettingut.

Kim thotë se institucionet e vettingut kanë një nga rolet më të vështira, ndërsa thekson se procesi i vettingur duhet të përshpejtohet.

“Institucionet e vetingut kanë një nga rolet më të vështira, por të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo për të shprehur falënderime për guximin dhe këmbënguljen e tyre.

 Ne u pajtuam që vettingu duhet të shpejtohet. Shqipëria dhe SHBA dua që Reforma në Drejtësi të ketë sukses!”, shkruan Yuri Kim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!