“Do e dashuroni”, kështu shkruan klubi i Barcelonës, që ka postuar në rrjetet sociale një video të veçantë, ku protagonist është trajneri Quique Setien. Ai shfaqet duke ekzekutuar disa goditje dënimi.
Edhe pse 61 vjeç, Setien duket në formë dhe tregon se goditjet e dënimit i ka ekzekutuar mirë edhe ku ka luajtur vetë si lojtar, me skuadra si Atletico Madrid dhe Racing Santander.
You gotta love @QSetien pic.twitter.com/K7rl8vGi3z
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 18, 2020
Videoja sigurisht që është shpërndarë në masë në Spanjë, ndërkohë që ka nga ata që e krahasojnë me Messin, sikurse bën Marca, që shkruan: “Goditje dënimi të Quique Setien në stërvitje… pothuajse si Messi”. /abcnews.al