Ra ne koma pa e ditur se ishte i infektuar me COVID-19, zgjohet pas 6 javësh

schedule14:15 - 19 Maj, 2020

schedule 14:15 - 19 Maj, 2020

Një pacienti i infektuar me koronavirus nuk ishte fare në dijeni të ekzistencës së një pandemie dhe e mori vesh këtë gjë kur e zgjuan nga koma pas javësh.

Gjyshi i 6 nipave, Brian Harvey, u shtrua në Bristol Royal Infirmary në fund të marsit me atë që mendohej të ishte një pneumoni, por testet së shpejti zbuluan se ai kishte Covid-19.

Ai qëndroi në koma për 6 javë dhe e bija Faye Stapleton tregon se kishte frikë se do të duhej t’i jepte lamtumirën e fundit, teksa ai ishte i pandërgjegjshëm.

Por Brian ia doli mbanë dhe tashmë është drejt shërimit.

Kur ai u zgjua nuk kishte aspak dijeni për pandeminë dhe gjendjen në të cilën bota ndodhej dhe as të sëmundjes së vështirë që ai sapo kishte kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!