Aktorët, regjisorët dhe punonjësit e Teatrit “Migjeni” janë solidarizuar sot me një protestë të heshtur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Me pankarta në duar, ata kanë shprehur mbështetjen për kolegët e tyre, ndërsa kanë përcjellë idenë se “Shembet godinën por jo teatrin”.
Pasi kanë qëndruar disa minuta para Teatrit “Migjeni”, ata kanë vijuar të ecin drejt monumentit të Luigj Gurakuqit” në qendër të qytetit, edhe aty, me pankarta në duar duke shprehur solidaritetin me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar./abcnews.al