Hajdari e irrituar, thirrje Bashës: Hajde mbaj premtimin për Reformën Zgjedhore

schedule11:53 - 18 Maj, 2020

schedule 11:53 - 18 Maj, 2020

Opozita jashtëparlamentare nuk mori pjesë në tryezën e reformës zgjedhore ditën sotme.

Një lëvizje të tillë politike e paralajmëroi kreu i demokratëve ditën  e djeshme Lulzim Basha pas shembjes së godinës së teatrit kombëtar.

Gjatë mbledhjes së tryezës për reformën zgjedhore bashkëkryetari Damian Gjiknuri u shpreh se reforma u ndërpre për shkak të pandemisë por tani u ndërpre për shkak të mungesës së opozitës. Gjiknuri ka bërë thirrje për bashkimin në këtë tryezë.

Ndërkohë edhe Rudina Hajdari në përfundim të mbledhjes bëri thirrje opozitës jashtë parlamentit që të mbaj premtimin dhe zotimin që ka firmosur me Aleancën për mbrojtjen e Teatrit ku thuhet se do të ndryshojë sistemin zgjedhor.

“Është bërë marrëveshje në 29 korrik të 2019, është kontratë e nënshkruar nga Lulzim Basha me Aleancën për Teatrin ku kryetari i PD është zotuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor.  Ju lutem hajde ndryshojmë sistemin zgjedhor. Ne duhet ti çojmë gjërat deri në fund, e mbështes protestën por ne duhet të mbajmë premtimet. Në këtë kontratë ka thënë se do mbështesë teatrin dhe do të insistojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kërkova nga Damian Gjiknuri ta shtyjmë mbledhjen dhe mos të diskutohet asgjë pa praninë e tyre. Kam kërkuar që të paktën këtë premtim që iu është bërë qytetarëve për ndryshimin e sistemit zgjedhor,  të vijë në këtë tryezë dhe ta çojë deri në fund premtimin. Ta  marrim seriozisht këtë punë dhe mos të bëjmë premtime të kota. Teatri u shemb çfarë do bëjmë tani?”, u shpreh Hajdari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!