Embriologu DR. Marsel Haxhia ftuar në “ABC e Mëngjesit” ka folur për rihapjen e Klinikës së Fertilitetit në Spitalin Hygeia.
Ai u shpreh se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia u pa më e arsyeshme që të mos vazhdonte procesi në Klinikën e Fertilitetit.
“Jemi munduar të krijojmë një lloj triazhimi të pacientëve duke ndjekur edhe udhëzime që i ka dhënën gjithë Europa.
Për shkak se është një specialitet delikat, në këtë mënyrë u përzgjodh që në shumë vende të bllokoheshin të gjitha procedurat për shkak të situatës. Në këtë situatë të COVID-19, u bë bllokimi i vendit dhe ne kishim një grup shumë të madh pacientësh. Në këtë mënyrë gjetëm një zgjidhje duke i ngrirë të gjitha embrionet dhe kjo i shpëtoi”, tha Haxhia.
Ai shpjegoi se kjo dukuri ka filluar të përhapet në shoqërinë shqiptare.