Evropa jo më “epiqendra” e koronavirusit, nga sot nis lehtësimi i mëtejshëm i masave shtrënguese

schedule10:03 - 18 Maj, 2020

schedule 10:03 - 18 Maj, 2020

Shumica e vendeve evropiane si Italia, Spanja dhe Shqipëria nisin sot një fazë tjetër të lehtësimit të masave shtrënguese të marra për menaxhimin e krizës së koronavirusit.

Pas më shumë se dy mujave izolimi në shkallë vendi, shumica e bizneseve në Itali, përfshirë bare dhe sallone bukurie do të kenë mundësinë që të rihapen. Restorantet, baret, kafenetë, parukerite dhe dyqanet do të lejohen të rihapen në Itali por gjithmonë duke respektuar distancimin shoqëror.

Kishat katolike po përgatiten për rifillimin e Meshave, por do të ketë një distancë të rreptë sociale dhe besimtaret duhet të mbajne maska në fytyrë. Besime të tjera gjithashtu do të lejohen të mbajnë shërbime fetare.

Nga ana tjetër, Spanja do të lehtësojë masat jashtë Madridit dhe Barcelonës, ndërsa tashmë grupe deri në 10 persona mund të jenë të lirë që të takohen.

Masat pasojnë një rënie të vazhdueshme në numrin e rasteve të vdekjeje të regjistruara ditore. Të dielën, Italia regjistroi numrin më të ulët të vdekjeje që nga nisja e karantinës në mars.

Në Spanjë, numri i përditshëm i vdekjeve ra nën 100 për herë të parë pasi vendi vendosi karantinën. Gjithsesi, zyrtarët e shëndetit vazhdojnë të paralajmërojnë se vetëkënaqësia për virusin mund të çojë në një valë të dytë të epidemisë.

Kujtojmë këtu se Belgjika do të fillojë sot rihapjen e shkollave fillore dhe të mesme në kushte të rrepta. Portugalia, Greqia, Danimarka dhe Irlanda janë në mesin e vendeve që kanë vendosur lehtësim të masave shtrënguese. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!