Gjykata e Vlorës la në burg autorin e vrasjes së bariut. Për 40-vjecarin Dilaver Veshaj u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” , e njëjta masë sigurie që kishte kërkuar dhe prokuroria.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën e shkuar në Gumenicë të Vlorës. Viktima Arben Veshaj, 37 vjeç, ishte kushëri me autorin Dilaver Veshaj dhe të dy merreshin me ruajtjen dhe kullotjen e bagëtive.
Trupi i 37-vjeçarit u gjet i pajetë 500 larg banesës dhe ishte qëlluar fillimisht me pistoletë dhe më pas me sëpatë.
Autori tentoi të fshihej, por ai u kap shumë shpejt nga policia. Momentet e para të arrestimit, ai tha se “e vrava pasi donte të më vriste” .
Shkak i sherrit mes tyre, sipas organit të akuzës, u bë një vijë uji që kalonte pranë pronave të tyre në vendin, ku mbanin bagëtitë./abcnews.al