PD-LSI përfundojnë mbledhjet, thirrje qytetarëve: Merrni në dorë fatet e vendit!

schedule22:26 - 17 Maj, 2020

schedule 22:26 - 17 Maj, 2020

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike me strukturat. Pas përfundimit të mbledhjes kreu i PD dha një deklaratë për mediat ku theksoi se ditën e nesërme do të jetë në protestë për të mbështetur Aleancën për teatrin. Basha gjithashtu bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së thirrur ditën e nesërme në orën 16:30

 “Në mbledhjen e sotme janë ndarë detyrat për tu angazhuar dhe për ti bërë thirrje cdo qytetari ndesër në orën 16.30. Protesta e nesërme jo vetëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe kundër këtij regjimi por edhe një protestë për demokracinë për të drejtat e qytetarëve. Të rikthehemi tek vlerat elementare të demokracisë. Nesër do të jemi në mbështetje të Aleancës për Teatrin për shporrjen e këtij hajduti dhe krimineli. Dua të përsëris angazhimin zyrtar që opozita ka ndërmarrë me firmën time për rindërtimin  e teatrit kombëtar, për ndërtimin e plotë të Teatrit kombëtar siç ishte e konceptuar në kuadër të historisë dhe trashëgimisë kulturore të Tiranës, natyrisht me modernizimin e nevojshëm në brendësi. Ky është një zotim të cilin unë personalisht dhe koalicioni do e bëjmë realitet nesër në qeverisje të vendit. Dua të përsëris vendosmërinë time për të çuar përpara drejtësisë të gjithë ata që u përfshinë në këtë krim makabër, tha Basha.

Po ashtu edhe mbledhja urgjente e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim sapo ka përfunduar.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka mbajtur një deklaratë për mediat ku ka bërë thirrje për të marrë pjesë masivisht në protestën e thirrur nesër nga Aleanca për Teatrin, të gjithë qytetarët.

Ashtu si PD-ja, edhe LSI-ja do të mbështesë protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:30.

“Kryesia vendosi të mbështesë në mënyrë të vazhdueshme të gjitha aktivitet për mbrojtjen e Teatrit. Të gjithë strukturat e LSI për të marrë pjesë masivisht në këtë tubim. Thirrje policisë që të mos ndalojë dhe të krijojë incidente, i bëjmë thirrje qytetarëve veçanërisht të Tiranës që të marrin në dorë fatet dhe t’i tregojnë qeverisë së Ramës që është një klikë mafioze“, tha Braimllari./abcnews.al