Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka thirrur një mbledhje urgjente kryesinë e kësaj partie.
Mbledhja e kryesisë së LSI-së po zhvillohet për të diskutuar mbi protestën e thirrur për nesër, nga përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin.
Burime për ABC News kanë njoftuar se mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërkohë që edhe në selinë e Partisë Demokratike vijon mbledhja./abcnews.al