Tre persona u plagosën në një aksident që ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën Lezhë –Laç. Sipas informacionit të policisë vendore, ata ishin duke udhëtuar në drejtim të Shkodrës, kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Siç shihet dhe nga pamjet, makina ka përfunduar në anë të rrugës, e dëmtuar rëndë. Mësohet se një nga të plagosurit, i cili ishte në gjendje më të rëndë, u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, kurse dy të tjerët u dërguan në Lezhë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë./abcnews.al