Kampionati shqiptar do të rinisë më 3 qershor, datë kur do të rikthehen në fushë skuadrat e Kategorisë Superiore, ndërsa katër ditë më pas është radha e dueleve të Kategorisë së Parë. Tirana do luajë në Ballsh kundër Bylisit vendas të mërkurën e 3 qershorit.
Djemtë e Egbo janë gati të mbrojnë vendin e parë (kryesojnë me 9 pikë më shumë se Kukësi ndjekës) dhe të fitojnë titullin kampion pas 11 viteve. Klubi bardheblu ka nisur përgatitjet dhe po punon që gjithçka të jetë gati.
Kompania “Ring Cleaning” ka kryer gjatë ditës së sotme dezinfektimin e ambienteve të stadiumit “Selman Stërmasi” dhe kompleksit stërvitor “Skënder Halili”, siç dallohet në videon e postuar në faqen zyrtare të klubit. /abcnews.al