Një lajm tragjik nga Kosova. Trajneri i Akademisë KF Vëllaznimi, Ardren Dafota, është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, vetëm 25 vjeç. Dafota ka ndërruar jetë nga një sëmundje e papritur. Lajmin për vdekjen e trajnerit e konfirmoi vetë faqja zyrtare e klubit KF Vëllaznimi.
“LAJMËRIM! Qytetarë të nderuar, sot në mesditë nga një sëmundje e papritur ndërroi jetë trajneri i akademisë ARDREN DAFOTA. Kjo është një humbje shumë e madhe për KF. Vëllaznimin.
Iku nga kjo jetë njeriu punëtor e i urtë, ARDREN do na mungosh miku ynë i shtrenjtë. Ngushëllime Familjes dhe miqve. Për ceremoninë e varrimit do ju njoftojmë në postimin e radhës”, shkruhej në faqen zyrtare të klubit./abcnews.al



