Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar përsëri Kinën për trajtimin që i ka bërë pandemisë së koronavirusit, duke kërcënuar se do t’i japë fund marrëdhënieve me Pekinin.
“Ka shumë gjëra që mund të bëjmë. Ne mund të ndërpresim tërë marrëdhënien”, tha Trump në intervistën për televizionin Fox Business.
Më herët u njoftua se rreth 36 milionë amerikanë janë regjistruar si të papunë, që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit në SHBA, në mesin e muajit mars.
Shifrat e fundit të papunësisë vijnë dy javë pasi të dhënat treguan se ekonomia amerikane u tkurr 4.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Shtetet e Bashkuara, deri më tani, janë konfirmuar 1,391,238 raste të të infektuarve.


