Lulzim Basha i bashkohet artistëve protestues te Teatri Kombëtar: Kemi një regjim hajdutësh

schedule22:23 - 14 Maj, 2020

schedule 22:23 - 14 Maj, 2020

Artistët janë shprehur se do të qëndrojnë deri në fund në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Në mbështetje i janë bashkuar edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike. Ndërkohë që edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar artistëve ashtu siç deklaroi më herët se do të kalojë natën te Teatrit në mbështetje të artistëve.

Në një deklaratë për mediat Basha u shpreh: Deri sa të jetë ky njeri në krye të punëve vjedhja do të vazhdojë. Edi Rama është përgjegjësi kryesor. Partia Demokratike ka qenë pranë artistëve dhe do të vazhdojë të jetë pranë tyre. I bëj thirrje qytetarëve të qëndrojmë në mbështetje të tyre.

Sot dhe në vazhdim do të jem pranë tyre. Këta janë një regjim hajdutësh dhe hajdutët preferojnë hilet. Shqiptarët janë në këtë gjendje ekonomike për shkak të tij. Qeveria kërkon të grabisë 30 milion euro me aferën e Teatrit. Kryebashkiaku është oturaku i Edi Ramës.

PD ka qenë pranë artistëve në çdo sekondë. Po mbrojnë shumë më shumë se sa një godinë. Po mbrojnë vijën e fundit, pas së cilës vjen diktatura.

I pyetur nëse si opozitë kanë menduar ta apelojnë në Gjykatën Administrative kalimin e Tetarit Kombëtar në pronësi të bashkisë, Basha tha: Gjyqtarët janë nën presionin  e vettingut, reforma në drejtësi është në prag të vdekjes se vettingu vendoset në zyrën e Edi Ramës.

Gazetarja Erneta Shevroja tha për “ABC News” se edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se do të qëndrojë nesër në mbështetje të Teatrit.

Rezistenca për mbrojtjen e Teatrit vazhdon prej 2 vitesh.

Lexo edhe: Protesta për Teatrin Kombëtar, Basha do t’i bashkohet artistëve dhe do të qëndrojë gjatë gjithë natës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!