4 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, si shumëkush, edhe deputeti socialist Adnor Shameti është i pakënaqur që Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk janë funksionale.
Në një intervistë për ABC Neës, ai shpjegon idenë e tij, se pse duhet të ketë ndryshime në Ligjet e Reformës në Drejtësi.
“Në frymë ligjet janë shumë të mira, por në praktikë shikoj se ka ngecje dhe këtë e shikoj në mosplotësimin në kohë të vakancave në Kushtetuese dhe në Gjykatën e lartë. Ne duhet ti mëshojmë më shumë dhe nuk duhet ti shmangemi përgjegjësisë politike dhe ligjore që kemi si parlamentare në elementin kontrollues”, tha Shameti.
Kritikat e deputetit socialist për ritmin e punës, bien mbi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor që kanë për detyrë plotësimin e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë.
“Se ku ka ngeçuar puna dhe kush nuk po i bën si duhet detyrat për plotësimin e këttyre vakancave atëherë nëse do të jetë e nevojshme të bëhen dhe ndërhyrje në përputhje me ndërhyrjen në reformën në drejtësi”, është shprehur deputeti.
Shameti shpreson që presioni parlamentar të funksionojë, e nëse jo të ndërhyhet në ligj për të ndryshuar kriteret e kandidatëve për në gjyqësor.
“Nëse do të jetë e nevojshme ndryshimi i kritereve pse jo, por nëse do të jetë e nevojshme por nëse do të shikohet se me tërheqjen e veshit që po i bëjmë ne ndoshta duhet ta kishim bërë dhe më parë për të bërë zbatuar ligjin dhe bërë detyrën e tyre nuk ka asnjë ndryshim”, ka theksuar ai.
Në këtë këndvështrim, Adnor Shameti thotë se është në një gjatësi vale me qëndrimin e Kryeministrit.
“Ndaj të njëjtën pikëpamje dhe me kolegët e tjerë të komisionit të ligjeve flas profesionalisht por edhe politikisht”, është shprehur ai.
Edhe Ministrja e Drejtësisë është zotuar pak kohë më parë se qeveria do të bëjë një bilanc të zbatimit të reformës në drejtësi, për të parë nëse ligjet kanë nevojë për korrigjime./abcnews.al