U përlesh me grabitësit në shtëpinë e tij, Dele Alli rrëfen episodin e frikshëm

schedule09:29 - 14 Maj, 2020

schedule 09:29 - 14 Maj, 2020

Dele Alli është sulmuar nga dy grabitës në orët e para të ditës së djeshme.  Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tij, që ka një vlerë 2 milion sterlina. Mesfushori i Tottenham, ndodhej në shtëpi, së bashku me të dashurën e tij, Rube Mae, dhe 6 persona të tjerë.

Alli ishte në pishinë gjatë kohës së grabitjes, ndërsa një prej shokëve të tij ndodhej në katin e dytë të shtëpisë, aty ku u konfrontua dhe me grabitësit. Një nga dy grabitësit ka goditur mikun e Dele Alli, çka ka tërhequr dhe vëmendjen e mesfushorit, i cili është ngjitur lart.

Edhe Alli është sulmuar fizikisht nga grabitësit, të cilët më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja dhe me një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri. Futbollisti i Tottenham ka marrë shumë mesazhe.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar. Ishte një eksperiencë e tmerrshme, por jemi të gjithë ‘OK’ tani. E vlerësoj shumë mbështetjen tuaj”, shkruan Dele Alli në llogarinë e tij në Twitter, ndërkohë që policia po punon për të ardhur ngjarjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!