COVID-19/ OKB: Mbi 30 milion persona në të gjithë botën mund të bien në varfëri ekstreme

schedule20:21 - 13 Maj, 2020

schedule 20:21 - 13 Maj, 2020

Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se rënia ekonomike për shkak të pandemisë që mund të “zhdukë” fitimet e katër viteve të fundit, me një kosto prej 8.5 trilion dollarëshnë aktivitetin ekonomik.

Vlerësimi i OKB për perspektivat globale thotë se më shumë se 30 milion njerëz ka të ngjarë të bien në varfëri ekstreme këtë vit, kryesisht në Afrikë.

Organizata pret që ekonomitë e pasura të tkurren më shumë në 5%, por për botën në zhvillim edhe rënia më e moderuar e parashikuar përkthehet në rritje të theksuar të varfërisë.

Për shumë nga ato vende, thuhet në raport, kostot e situatës së krijuar nga pandemia dhe masat stimuluese ekonomike do të jenë frenuese.

Po ashtu, në raport thuhet se qeveritë e vendeve në zhvillim po shpenzojnë një pjesë gjithnjë e në rritje të të ardhurave të tyre për interesin e borxhit.

Elliott Harris, krye-ekonomisti i KB dhe ndihmës sekretari i përgjithshëm për zhvillimin ekonomik, tha: “Ritmi dhe forca e rimëkëmbjes nga kriza jo vetëm që varet në efikasitetin e masave të shëndetit publik në ngadalësimin e përhapjes së virusit, por edhe tek aftësia e vendeve për të mbrojtur vendet e punës dhe të ardhurat, veçanërisht ato të anëtarëve më të prekshëm të shoqërive tona. ” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!