Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, është një ndër më të mirët në qarkullim, pavarësisht se vitet e tij më të mira i ka lënë pas. Te Ëolfsburg dhe Manchester City, Dzeko nuk arriti për asnjë moment që të jetë lideri i sulmit, por te Roma, ka qenë i paprekshëm.
Madje, klubi i Serie A i ka besuar dhe shiritin e kapitenit dhe boshnjaku, është dukur i pandalshëm. Numri 9 i verdhekuqve është lidhur shpeshheherë me një largim të tij të mundshëm nga Italia, por asnjëherë nuk ka ngurruar të refuzojë gjithçka.
Edhe sot, u fol për një kalim të Dzekos tek Everton, si dëshira kryesore e Ancelottit, por deklarata e boshnjakut, nuk lë hije dyshimi: “Të qëndroj te Roma, apo të shkoj në shiun e rrëmbyeshëm të Merseyside? Ju lutem mos ma bëni më këtë pyetje”, tha boshnjaku, duke i mbyllur derën një transferimi në Premier League./abcnews.al
Edin Dzeko’s clearly not a fan of Merseyside ? pic.twitter.com/nxtf1aYd9I
— ODDSbible (@ODDSbible) May 13, 2020