Gareth Bale mund të rikthehet në Premier League këtë verë. Uellsiani, i cili ka shkëlqyer më parë me Tottenham, te Real Madrid nuk po e gjen veten, por ka një kontratë që e lidh me spanjollët deri në verën e vitit 2022. Anësori gjithsesi mbetet i kërkuar, por sigurisht vlera e tij ka rënë.
Reali e bleu atë për 100 milion euro, shifër që nuk mund ta marrë kurrë mbrapsht. Tashmë është Newcastle që kërkon ta bindë Bale të kthehet në Angli dhe të luajë për ta, ndërkohë që “Qymyrxhinjtë” kanë gati 60 milion euro për kartonin e tij, që me shumë mundësin e kënaqin Realin.
Newcastle, që pritet të blihet nga Princi i Katarit, Mohammed bin Salman, po projekton të bëjë përforcime të shumta, me Mauricio Pochetino të pikëtuar për pankinën. /abcnews.al