Bylykbashi: Mazhoranca u tërhoq, qëndrimi dhe propozimi i opozitës është i qartë

schedule14:19 - 13 Maj, 2020

schedule 14:19 - 13 Maj, 2020

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi pas përfundimit të mbledhjes së këshillit politik është shprehur se mazhoranca është tërhequr nga reagimi fillestar.

Bylykbashi në një deklaratë për mediat është shprehur se qëndrimi i opozitës është i qartë dhe se ato nuk do të tërhiqen nga propozimet e tyre që i kanë në tryezën.

Ndër të tjera përfaqësuesi i PD-së ka theksuar se deklaratat e një dite më parë të kryeministrit Rama ishin një fakt për të nxjerrë nga binarët reformën zgjedhore por që nuk do ta arrijë një qëllim të tillë.

Lexo edhe: “Zgjedhorja”,Gjiknuri: Ekpertët vijojnë punën, deklaratat politike jo sebep për të ikur nga tavolina

Sot është mbledhur këshilli politik që është shoqëruar me një debat të fortë për deklaratave të  një dite më parë të kryeministrit Rama i cili bëri një tentativë të drejtëpërdrejtë për të siluruar procesin politik dhe teknik të reformës zgjedhore ishte se ne i bëmë të qartë mazhorancës se kushtet dhe propozime tona janë mbi tryezë dhe ne nuk tërhiqemi.

Nuk mundet dhe kërkohet vullnet politik që e kërkon vetëm qeveria tranzitore dhe nu kdo të ketë mundësi kryeministri Rama që të marrë në xhëpin e tij administratën zgjedhore duke emëruar militantë politikë të veshur si të pavarur, dhe nuk do të ketë mundësi që të marrë kolegjin zgjedhor për ti vënë vulën veprimeve që kryen në administratën e kapur politikisht, Në debatin që bëmë mazhoranca u tërhoq dhe kjo na jep mundësi që të vijojmë më tej.

Opozita jo vetëm që nuk do të çedojë nga garancitë e dhëna ndër vite, por do i shtojmë procesit zgjedhor garanci të tjera që e bëjnë sa më të sigurtë. Në debatin tonë ne bëmë të qartë qëndrimin tonë dhe mazhoranca është tërhequr nga deklaratat e kryeministrit Rama një ditë më parë”, është shprehur Bylykbashi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Rama është i fundit që mund të flasë dhe të propozojë kritere për zgjedhjet e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!