Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Shiroka, nga projekti i Rilindjes Urbane të zonës.
Ai tha se kjo zonë është lënë në harresë nga bashkia e Shkodrës, që është edhe e vetmja bashki që drejtohet ende nga demokratët.
LEXO EDHE: Ademi i përgjigjet Ramës për Shirokën: Keni bllokuar 23.3 mln euro për turizmin në Shkodër
Rama thotë se së shpejt do të jemi në kantierin e madh të vijës Liqenore të qytetit.
“Mirëmëngjes, me qilimin spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane të Shirokës së mrekullueshme e të braktisur në rrënim e harresë, për aq shumë vite nga Bashkia e Shkodrës dhe duke ju uruar një ditë të mbarë, besoj se shpejt do të jemi në kantierin e madh të Vijës Liqenore të qytetit”, shkruan kryeministri./abcnews.al
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/551317715817974/