A kam konsumuar kanabis? Si përgjigjet Koço Kokëdhima

schedule18:41 - 12 Maj, 2020

schedule 18:41 - 12 Maj, 2020

I ftuar në studion  e “ABC News” kryetari i Partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima ka folur për legalizimin e kanabisit për mjekësinë.

Sipas tij këto medikamente duhet të përdoren në mjekësi. Gjatë intervistës Kokëdhima tha për gazetarin Endri Xhafo se mbështet legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore. Gjithashtu Kokëdhima u shpreh se nuk e ka konsumuar asnjëherë kanabisin.

Juve vetë e keni provuar?

Kokëdhima: Asnjëherë.

Unë jam për ta zhvilluar në mënyrë shumë komplekse. Të marrim modelin kanadez dhe të bëjmë një paketë ligjore.

Unë personalisht nuk kam prekur me dorë asnjë gjethe kanabisi.

Nuk keni pasur kuriozitet?

Kokëdhima: Jo

Kanabisi legalizohet për të rriturit dhe ndalohet për fëmijët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!