“Reali të investojë te ky lojtar. Zidane? Gaboi, por m’u dhimbs shumë”

schedule09:37 - 12 Maj, 2020

schedule 09:37 - 12 Maj, 2020

Viti 2006 mbetet i paharrueshëm për Fabio Cannavaron. Ai dhe shokët e tij të drejtuar nga Marcello Lippi, fituan Botërorin e Gjermanisë, dërguan Kupën e Botës për herë të katërt në Romë dhe ish-mbrojtësi fitoi “Topin e Artë”. Atë verë ndodhi edhe kalimi te Real Madrid, klub në të cilin italiani luajti tre sezone.

Cannavaro mori fanellën me numër 5, që më parë mbahej nga Zinedine Zidane. Për francezi ndihet keq që e mbylli karrierën si futbollist me karton të kuq pas goditjes së famshme me kokë kundër Marco Materazzit në finalen e madhe, teksa gjatë fjalës së tij për AS jep një këshillë për “Los Blancos”.

Reali ka nevojë për lojtarë si Kylian Mbappe. Ai është i ri dhe mund të ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos. Nuk duhet harruar se PSG nuk ka nevojë për para, është një klub ambicioz dhe dëshiron të fitojë Champions League. Presidentin e tyre e njoh mirë, ai është një person që lufton, do të jetë shumë e vështirë ta lejojë largimin e lojtarit.

Zidane? Kam shumë respekt për atë që i ka dhuruar futbollit, por gaboi në finalen e Kupës së Botës. Nuk është bukur ta mbyllësh ashtu ndeshjen e fundit të karrierës. Në fushë thuhen shumë gjëra, por gjithçka përfundon aty. Të dy gabuan, ai dhe Materazzi. Më erdhi keq që e pashë Zidane të largohet në atë mënyrë”, komenton Cannavaro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!