Garancia sovrane, shteti do të paguajë interesat e kredisë për bizneset

schedule20:37 - 11 Maj, 2020

schedule 20:37 - 11 Maj, 2020

Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të marrë përsipër të rimbursojë interesat e kredive që do të jepen në bazë të garancisë sovrane për bizneset që janë në vështirësi financiare për të paguar punonjësit.

Fondi prej 100 milion dollarësh është pjesë e paketës së parë financiare dhe parashikon dhënien e kredive të buta me interesa deri në 2.85% për të gjitha subjektet që nuk kanë mundësi pagese për pagat.

Në fletoren zyrtare është miratuar një shtesë në vendim i cili parashikon se Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të marrë përsipër të paguajë interesat e kredive që bizneset do të marrin.

Banka e Shqipërisë bëri me dije disa ditë më parë se deri më tani kanë aplikuar 70 biznese për të përfituar nga kjo kredi ndërsa vlera e kërkuar arrin në 1 miliardë lekë.

Nga kjo kredi nuk mund të përfitojnë bizneset që kanë probleme me shlyerjen e huave të mëparshme. Garancia e dytë sovrane prej 150 milion dollarësh ende nuk është bërë aktive dhe pritet të miratohet vendimi në bazë të cilit do të veprohet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!