Kosova nuk do të ketë ushtri, pasi një gjë e tillë nuk është parashikuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në këtë mënyrë ministri i Jashtëm serb, Daçiç, ka përsëritur qëndrimin e Beogradit ndaj kësaj çështjeje.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, kundërshton me forcë mundësinë e krijimit të ushtrisë së Kosovës. Ai u shpreh se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk parashikon formimin e Ushtrisë së Kosovës. Daçiç më tej tha se kur bëhet fjalë për Ushtrinë e Kosovës, Prishtina mund ta kërkojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në seancën e Këshillit të Sigurimit nuk do të ketë një vendim për këtë të ashtuquajturën Ushtrinë e Kosovës. Duke theksuar se Serbia nuk e pranon këtë Daçiç tha se serbët në Parlamentin e Kosovës nuk do të votonin për krijimin e saj.
Daçiç shtoi se Serbia do të zgjidhë problemet dhe prandaj edhe po propozon zgjidhje përfundimtare për Kosovën, duke thënë se është Kosova nga ana tjetër, që nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel duke këmbëngulur për krijimin e ushtrisë./abcnews.al