187 të sëmurë aktivë me koronavirus në Shqipëri, si ndryshon harta sipas të infektuarve

schedule11:17 - 11 Maj, 2020

schedule 11:17 - 11 Maj, 2020

Katër persona të tjerë i janë shtuar listës së personave të shëruar nga koronavirusi këtë të hënë në vendin tonë duke e çuar në 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve.

Ndërkohë aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID 19, ku kryeson Tirana me 87 e ndjekur nga Kruja me 56 të infektuar.  Katër rastet e reja të ditës së sotme janë konfirmuar në  Tiranë, Kamëz dhe në Shkodër.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik është shprehur se nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Lexo edhe: Sot rekordi në 8 javë, vetëm 4 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19 – Statistika (11 Maj 2020)

Testime totale                    11089

Testime molekulare           10559

Testime serologjike            530

Raste pozitive                     872

Raste të shëruara               654

Raste Aktive                        187

Humbje jete                        31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë        87

Krujë        56

Shkodër        17

Kamëz        12

Fier            5

Kurbin        3

Elbasan         3

Mirditë        1

Berat            1

Durrës        1

Korçë        1./abcnews.al