Ylli Manjani ka uruar në një mënyrë të pazakontë Ditën e Drejtësisë. Ish-ministri i Drejtësisë, ka zgjedhur mënyrën më ironike për të uruar këtë ditë.
“Se na doli nga mendja. Gëzuar ditën e drejtësisë!”, shkruan ish-ministri, ndërsa në foto shfaqet një person që urinon tek hyrja e Gjykatës Kushtetuese.
Ngërçi tek kjo e fundit që erdhi si pasojë e Reformës në Drejtësi ka sjellë shpesh herë tensione të forta në atmosferën politike të vendit.
Kujtojmë se 10 maji është shpallur Dita Kombëtare Drejtësisë, pasi më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar. /abcnews.al