Grupi i infermierëve që u dërguan për të ndihmuar Italinë në luftën kundër koronavirusit janë kthyer në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook disa foto të tyret në aeroportin e Rinasit.
Sipas asaj që shkruan Manastirliu, të gjashtëdhjetë infermierët janë kthyer shëndoshë e mirë.
Postimi:
Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian ???? ?
Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali.
#KrenarePërInfermierët
#BASHKË