Antonio Conte nuk heq dorë nga dëshira e tij e madhe për mesfushën. Trajneri i Interit është i fiksuar pas Arturo Vidal dhe e dëshiron me çdo kusht në skuadër. Të dy kanë punuar së bashku te Juventusi dhe nuk e kanë fshehur kurrë vlerësimin për njëri-tjetrin.
Për mesin e fushës së Interit qarkullojnë edhe emrat e Paul Pogba dhe Sergej Milinkovic-Savic, por të dy janë shumë të shtrenjtë për financat e zikaltërve. Barcelona kërkon 30 milion euro për të lënë të lirë Vidal, teksa klubi italian ofron deri në 15 milion euro.
32-vjeçari pritet të përfshihet në operacionin që do të dërgojë Lautaro Martinez te Barcelona dhe Conte do të kishte sërish në dispozicion “luftëtarin” e tij të preferuar. Të reja edhe rreth Mauro Icardit. L’Equipe raporton se PSG ka vendosur të blejë kartonin e sulmuesit argjentinas.
Ai vlen 70 milion euro sipas akordit të arritur në momentin që u huazua në Francë, por PSG po kërkon një skonto nga Interi dhe shpreson të mbyllë marrëveshjen për një shumë prej 50 milion eurosh, opsion që vështirë të pranohet nga klubi i Serie A. /abcnews.al