Kryebashkiaku Veliaj, ka reaguar përsëri në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Presidenti Ilir Meta për Teatrin.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter Veliaj shkruan se është impresionues zelli për “ngrehinën prej tallashi” duke iu referuar Teatrit.
“Po për kostumet e Ndrek Luces, bobinat me zerin e Kadri Roshit e dhjetëra vlera do reagoni? Kane 3 vjet qe i ha mola e miu sepse zaptuesit tuaj i mbajnë peng”, shkruan Veliaj.
Postimi i plotë:
“Impresionues zelli per ngrehinen prej tallashi me shkrepset e presuara me alga per dopolavoron e kazermave fashiste. Po per kostumet e Ndrek Luces, bobinat me zerin e Kadri Roshit e dhjetra vlera do reagoni? Kane 3 vjet qe i ha mola e miu sepse zaptuesit tuaj i mbajne peng!”, shkruan ne postimin e tij Veliaj./abcnews.al