Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Veliaj kërkon lirinë/ Gjykata e Lartë shqyrton rekursin në 15 shtator

schedule10:20 - 30 Korrik, 2026

schedule 10:20 - 30 Korrik, 2026

Gjykata e Lartë cakton datën 15 shtator, ora 09:30, për rishqyrtimin e masës së Erion Veliajt, pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës së masës së Veliajt me argumentin se duhet të arsyetohet përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç arrestit në burg.

Procesi gjyqësor në ngarkim të Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe disa të pandehurve të tjerë ndodhet në fazën e themelit.



Ndaj Veliajt, i vetmi që mbahet në masën shtrënguese “arrest në burg” , SPAK ka ngritur akuzat korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, fshehje e mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në qeli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!