Bisedimet rreth blerjes së lojtarëve të ndryshëm apo firmës me trajnerët e preferuar, zhvillohen në fshehtësi. Mediat janë gjithmonë rreth e rrotull dhe aktorët e futbollit përdorin lloj lloj trukesh për të evituar mikrofonët apo aparatet fotografike të gazetarëve.
Daniel Levy është personi që ka rikthyer Tottenham në nivele të larta dhe në vitin 2014 tentoi një trajner ekspert për stolin e lënë bosh nga Tim Sherwood. Presidenti i Spurs filloi bisedimet me Louis Van Gaal, trajnerin e njohur holandez, i cili ka fituar 20 trofe me skuadrat e tij.
“Levy erdhi në shtëpinë time dhe u fsheh në bagazhin e makinës për të shmangur gazetarët e shumtë që qëndronin jashtë ”, rrëfen ish-trajneri i rreptë për Daily Mail. “Sakrifica” e presidentit shkoi dëm, akordi nuk u arrit, Van Gaal firmosi me Manchester United pas disa javësh, ndërsa në stolin e Tottenham u ul Mauricio Pochettino. /abcnews.al