Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë shikohen si partnere të privilegjuar, e ardhmja e rajonit është në BE dhe është e rëndësishme që mesazhi të përcillet siç duhet. Komisioneri evropian për Zgjerim Olivér Várhelyi në Komisionin e Përbashkët të Politikave (AFET) të Parlamentit Evropian, ka propozuar rezultatin e samitit të djeshëm virtual BE-Ballkan Perëndimor, ku mori pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe mbështetjen e BE për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Covid-19.
Varhelyi ka informaur AFET për deklaratën e Zagrebit dhe ndihmën financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër epidemisë dhe pasojave të saj.
Sipas tij, që BE dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë, konfirmohet edhe nga fakti se vendet e rajonit janë përjashtuar nga ndalimet për eksportin e pajisjeve mjekësore, kufizimet e transportit, etj.
Olivér Várhelyi tha gjithashtu se rimëkëmbja e Ballkanit Perëndimor nga kriza e tanishme është e mundur vetëm me zbatimin e reformave, respektimin e sundimit të ligjit, të drejtat themelore, reformën e administratës publike, luftën kundër korrupsionit.
Ai theksoi se është e rëndësishme që Parlamenti Evropian dhe AFET të mbështesin partnerët nga Ballkani Perëndimor. Kur u pyet nga disa eurodeputetë për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë dhe mundësinë e shkëmbimit të territoreve për të cilat disa po flasin, komisionari Várhelyi theksoi se “qëndrimi i BE-së është i qartë që të dy vendet të bien dakord për një zgjidhje në mënyrë që të mos ketë rrezik konflikti”.
Gjithashtu Varhelyi tha se raportet mbi përparimin e vendeve në rajon në rrugën për në BE do të publikohen në qershor./abcnews.al