Madrileni Lushkja: Dua të luaj jashtë, Laçi e kap Europën sërish

schedule16:39 - 8 Maj, 2020

schedule 16:39 - 8 Maj, 2020

Regi Lushkja, mesfushori me numër 10 i Laçit, vijon të qëndrojë në Kavajë, ku edhe është stërvitur me kushtet që ka. “Nuk është diçka e mirë, por po mundohemi të përgatitemi të ruajmë ritmin”, shprehet Lushkja në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport.

“Ka gati pesë vite që jam te Laçi. Mund të ketë ndonjë lëvizje, por nuk dihet. Do flas me drejtuesit e klubit, që të marrim vendimin më të mirë për mua dhe ekipin. Normalisht dëshira e të gjithëve është që të luajnë jashtë. Ëndrrat janë të mëdha, jam tifoz i Real Madrid. Atë ekip e dua aq shumë”.

“Më mungon ekipi, por jam me familjen dhe nuk është se ndihemi shumë vetëm”, deklaron mesfushori, i cili foli edhe për ecurinë e ekipit. “Jemi ekip me djem të rinj dhe normal të gjithë kanë luhatje. Kemi bërë në ecuri të mirë, jemi brenda objektivave. Besoj se do i arrijmë sërish kupat e Europës, që është objektivi ynë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!