Zgjodhi Suedinë para Turqisë, Bejtulai habit me vendimin e fundit

schedule14:59 - 8 Maj, 2020

schedule 14:59 - 8 Maj, 2020

Futbollisti shqiptar, Egzon Bejtulai, ka shkëputur kontratën e tij me klubin suedez, Helsingborgs. Vetë 26-vjeçari, i cili është aktivizuar në të shkuarën për Shkëndijën e Tetovës, tregon edhe pse ka vendosur kështu. “Për arsye familjare duhet të jem në shtëpi.

Për të qenë korrekt me klubin kjo ishte zgjidhja më e mirë, pasi nuk jam në gjendje të kontribuoj në mënyrën si dëshiroj. Klubi më ka mbështetur në problemin dhe zgjedhjen time dhe jam mirënjohës që kemi gjetur akordin për tu ndarë miqësisht.

Në jetë, jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si shpresojmë dhe duam. Helsingborgs IF i uroj gjithë të mirat për të ardhmen”, është shprehur Bejtullai pas shkëputjes së kontratës me skuadrën suedeze. Në verë ai pati shumë oferta, edhe nga Superliga turke, por vendosi të transferohej në Suedi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!