Mbrojtësi i Chelseas, Emerson Palmieri, mund të largohet nga blutë e Londrës në fund të sezonit. Në garë për shërbimet e tij janë dy ekipet kryesuese të Seria A, Juventus dhe Inter.
Sipas raportimit të “CalcioMercato”, të dy ekipet kanë shfaqur interes për brazilianin dhe po e monitorojnë me kujdes situatën e tij. Emerson e njeh shumë mirë futbollin italian, pasi më parë ka lujatur me ekipe si Roma dhe Palermo.
Drejtuesit e Chelseas kanë vendosur dhe klauzolën e tij, plot 40 milionë euro. 25-vjeçari numëron 18 paraqitje këtë sezon në të gjithë kompeticionet, ku ka dhuruar një asist për shokët e skuadrës. /abcnews.al