Çfarë roli kanë fëmijët në përhapjen e COVID-19?

schedule08:25 - 8 Maj, 2020

schedule 08:25 - 8 Maj, 2020

Fëmijët janë në gjendje që ta transmetojnë koronavirusin e ri tek të tjerët. Është ky përfundimi i dy studimeve më të reja.

Gjatë pandemisë ka qenë gjithnjë në pikëpyetje se çfarë roli kanë fëmijët për përhapjen e sëmundjes. Zakonisht fëmijët e sëmurë ishin shumë më të paktë krahasuar me të rriturit. Edhe në rastet e infektimeve, simptomat e tyre ishin më të lehta.

Tashmë kërkuesit në Kinë dhe Gjermani kanë zbuluar se fëmijët mund ta vazhdojnë zinxhirin e transmetimit të sëmundjes. Ekspertët thonë se këto përfundime tregojnë se sa e rëndësishme është që shkollat të qëndrojnë të mbyllura.

Në studimin e parë, të publikuar edhe në revistën Science një ekip ndërkombëtar mori në studime  dy qytete, Shanghai-n dhe Wuhan-in. Ata zbuluan se fëmijët ishin aq të prekshëm po aq sa të rriturit për t’u infektuar. Gjatë kohës që shkollat ishin të hapura, fëmijët nën moshën 14-vjeçare trefishonin numrin e kontakteve.

Kërkuesit thanë se bazuar në studime mbyllja e shkollave uli me 40%-60% rastet me Covid-19 si dhe zvogëloi përhapjen pandemisë.

Në studimin e dytë që u krye nga një ekip gjerman në bashkëpunim me Universitetin Cambridge në Londër, u zbulua që fëmijët mund të mbajnë nivele të larta koronavirusi në trup, njësoj si të rriturit.

Mes 47 fëmijëve të ekzaminuar vetëm 15 prej tyre kishin qenë të hospitalizuar ose kishin pasur një sëmundje tjetër. Më infektues ishin fëmijët asimptomatikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!