Një anëtar i Marinës amerikane, i cili është edhe një nga ndihmësit personalë të Presidentit Donald Trump është infektuar me koronavirus.
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare ngrenë shqetësimin e ekspozimit të mundshëm të Presidentit ndaj virusit. Mësohet se Trump është mërzitur kur ka marrë lajmin se anëtari i Marinës ka dalë pozitiv.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate.
“Kohët e fundit jemi njoftuar nga Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë se një anëtar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili punon në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, është testuar pozitiv me koronavirus,” tha në një deklaratë zv / sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidley.
Një burim i Shtëpisë së Bardhë tha se ndihmësi kishte shfaqur simptoma të mërkurën në mëngjes dhe tashmë të gjithë personat që do të takojnë presidentin do të kryejnë testimin. /abcnews.al