Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Futbolli ilaçi i mendjes”, Bundesliga përplas kampionin e botës me një shkencëtar

schedule13:57 - 7 Maj, 2020

schedule 13:57 - 7 Maj, 2020

Gjermania është gjithmonë një hap para të tjerëve. Kështu do të ndodhë edhe në futboll, Bundesliga do të rifillojë në datë 15 maj, duke u bërë kampionati i parë i rëndësishëm që ia del të rikthehet pas pezullimit prej koronavirusit.

Franca, Holanda dhe Belgjika kanë pezulluar gjithçka, ndërsa Italia, Spanja dhe Anglia janë në rrugën e duhur për të rifilluar lojën më të bukur me top. Lothar Matthaus është një legjendë e futbollit gjerman dhe e përshëndet vendimin e kancelares Merkel.

Futbolli është ilaçi i mendjes. Nëse rifillimi i Bundesligës do të funksionojë, të gjithë vendet e tjera do ta imitojnë”, deklaron për Sky Sport Deutschland, ish-fituesi i Topit të Artë në vitin 1990. Fjalë të kundërta me ato të Karl Lauterbach.



Rinisja e kampionatit është një sinjal potencialisht fatal, një vendim i diktuar nga faktorët tregtarë”, deklaron epidomologu dhe shkencëtari i njohur gjerman, njëkohësisht edhe politikan i Partisë Social Demokrate (SPD). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!