Koronavirusi mund të ketë nisur që të përhapet që në tetor të vitit të shkuar. Në këtë përfundim ka dalë një studim gjenetik.
Në kuadër të këtij studimi, janë studiuar kampione të marra nga 7,500 persona të infektuar me Covid-19 dhe rezultatet sugjerojnë se korona i ri është përhapur shpejt nëpër botë pasi “lindi” në Kinë. Kjo përhapje dyshohet të ketë nisur mes muajve tetor dhe dhjetor, thonë shkencëtarët, shkruan abcnews.al
Kërkuesit në Instituti i Gjenetikës në Kolegjin Universitar në Londër zbuluan të paktën 200 mutacione gjenetike të përsëritura të koronavirusit të ri, SARS-CoV-2, për të cilat kërkuesit u shprehën se tregojnë sesi virusi po përshtatet për bartësit e tij njerëz ndërsa përhapet.
Bashkë drejtuesi i ekipit Francois Balloux u shpreh: Phylogenetic vlerëson se pandemia COVID-2 ka nisur diku rreth 6 tetorit 2019 dhe 11 dhjetorit, data këto që korrespondojnë me kohën kur virusi kaloi tek njerëzit.]
Balloux tha gjithashtu që studimi zbuloi gjithashtu se virusi ishte dhe është duke pësuar mutacione, siç ndodh zakonisht me viruset, dhe se një pjesë e madhe e diversitetit gjenetik global të virusit që shkakton COVID-19 u gjet në të gjitha vendet më të goditura. /abcnews.al/

