Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë numri i personave që janë shëruar ka tejkaluar atë të sëmurëve, ndërkohë qeveria italine është duke përshpejtuar masat për rihapjen e vendit.
Mediat e huaja shkruajnë se 93.245 pacientë kanë lënë spitalin, ndërsa 91.528 aktualisht janë pozitivë.
Kryeministri Giuseppe Conte është shprehur se po punohet për një rihapje të mëtejshme, pasi sipas tij vendi nuk duhet të vazhdojë të ketë një bllokim të rreptë.
“Nuk kemi pse të vazhdojmë të mbetemi të bllokuar, ne mund të përpiqemi të vlerësojmë hapje të mëtejshme të dyqaneve”, tha Conte./abcnews.al