Studimi/ Lloji i ri i koronavirusit përhapet më shpejt se llojet e mëparshme

schedule03:42 - 7 Maj, 2020

schedule 03:42 - 7 Maj, 2020

Një studim i ri i udhëhequr nga qeveria amerikane ka zbuluar se një lloj të ri të koronavirusit po përhapet në të gjithë botën më shpejt sesa llojet e mëparshme.

Sipas studimit të udhëhequr nga shkencëtarët në Laboratorin Kombëtar të Los Alamosit, lloji i ri, një mutacion i koronavirusit origjinal, u zbulua tre muaj më parë në Evropë. Virusi arriti shpejt në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara përpara se të bëhej lloji më dominant në botë që nga mesi i marsit.

Shkencëtarët, të cilët përpiluan raportin thanë se gjetjet e tyre kanë nxitur një “nevojë urgjente për një paralajmërim të hershëm” për prodhuesit e vaksinave dhe ilaçeve për të gjetur zgjidhje që do të jenë efektive kundër llojit të ri të virusit.

Lloji i ri ka infektuar me shpejtësi shumë më tepër njerëz sesa versionet e mëparshme që u përhapën përtej qytetit të Wuhanit në Kinë, thuhet në raport. Brenda disa javësh, ai ishte i vetmi lloj në vendet e prekura nga koronavirusi.Studimi gjeti se soji i ri ishte më infektiv, megjithëse ende nuk dihen arsyet. Versioni i ri nuk duket të jetë më vdekjeprurës se ai origjinal, megjithëse njerëzit e infektuar nga ky lloj duket se kanë nivele më të larta virale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!