UEFA duket se ka bërë një plan që do ta mbajë gjithë gushtin me ndeshje super. Champions League pritet të rikthehet më 8 dhe 9 gusht, kur mendohet që do të luhen ndeshjet e mbetura dhe të plotësohen kështu ekipet që do të kalojnë në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.
https://twitter.com/FutbolBible/status/1257929864243535873?s=20
Çerekfinalet janë menduar të zhvillohen në harkun kohor të 4 ditëve, nga data 11 gusht, deri më 15 gusht. 18-22 gusht është periudha e takimeve gjysmëfinale, ndërkohë që finalja e madhe pritet të zhvillohet më 29 gusht në Stamboll.
Mbetet e paqartë nëse këto faza të Champions League do të zhvillohen me një takim, në fushë asnjanëse, pasi do të luhet në harkun kohor të pak ditëve dhe udhëtimet do të ishin të shumta. /abcnews.al