Këtë vit Elbasani ka pritur afro 200 mijë festues për Ditën e Verës. Aktivitetet për 14 marsin nisen tri netë para dhe bashkia kishte organizuar një sërë aktivitetesh.
200 mijë vetë besohet se kaluan Ditën e Verës në Elbasan. Për sigurinë e tyre u kujdesën afro 400 forca policie, mes tyre dhe forcat speciale.Me kalimin e viteve edhe organizimet bëhen më të bukura.
Elbasani nuk ishte pritësi i vetëm i atyre që shkuan për t’u argëtuar nga Shqipëria e nga Kosova, por edhe qyteti ku zbarkuan pushtetarët e u mblodh qeveria. Pas tyre edhe lideri opozitës Lulzim Basha.
Tradita dhe trendy, bashkë për të festuar. Karnavale, demostrime sportive dhe njerëz që lëviznin nga njëri cep i qytetit në cepin tjetër. Ballokumet zunë vitrinat më të mëdha. Kurse lokalet pritën e përcollën mijëra vetë. Elbasani kishte netë që zhurmonte nga daullet e muzika.
Koncertet ishin të parët që mblodhën njerëzit. Spektakël fishekzjarresh. Këngëtarë të shumtë për t’i mbajtur zgjuar në pritje të ditës së 14 marsit. Të parët ishin ata popullorë. Një festival u organizua nga ata. Disa panaire, nga ai i librit deri tek zejet. Dhe një kryetar bashkie i kënaqur për këtë ditë.
Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu