Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A po dobësohet virusi? Shkencëtarët zbulojnë mutacionin e ri

schedule13:05 - 5 Maj, 2020

schedule 13:05 - 5 Maj, 2020

Shkencëtarët kanë zbuluar një mutacion të ri të  koronavirusit në Arizona – dhe është një mutacion që ata e kanë parë edhe më parë.

Një nga 382 mostrat që ata mblodhën nga pacientët me koronavirus mungonte një segment i konsiderueshëm i materialit gjenetik.

Ata deklaruan se ky është një  mutacion që e kanë parë në të shkuarën, gjatë epidemisë së SARS në vitin 2003.

Sipas Daily Mail, nuk është një mutacion i zakonshëm, por një mutacion që e bën infeksionin më të dobët.

Pikërisht kur ndodhi ky mutacion tek virusi SARS, ai nisi të bëhej më i dobët dhe nuk u regjistruan më raste të reja dhe epidemia mori fund.

Pra, a do të thotë kjo që koronavirusi po bëhet më i dobët si në rastin e Sars?

Është ende herët për t’u thënë.

Por virusuet  pësojnë mutacione gjithmonë. Për fat, në rastin e koronavirusit të ri është zbuluar se këto mutacione nuk janë aq të shpejta sa të pengojnë punën kërkimore për një vaksinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!