Moti – E mërkurë, 14 mars 2018

schedule11:59 - 14 Mars, 2018

schedule 11:59 - 14 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb: Moti vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare duke rrezikuar nga shira të dobët zonat Veriore dhe Qendrore, ndërsa Jugu mbetet kryesisht i kthjellët.

Pjesa e dytë e ditës përmirëson kushtet e motit në Veri dhe Qendër duke sjellë kthjellime të shpeshta në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit janë ulur me 1 – 2°C në mëngjes por mbeten thuajse konstante, temperaturat gjatë orëve të mesditës.

Era paraqitet kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det gjenerohet dallgëzim i ulët.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Moti – E enjte, 15 mars 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojnë në të gjithë vendin deri në orët e pasdites kur vranësirat shfaqen në zonat malore.

Mbrëmja sjell një sistem me vranësira të fuqishme mbi territor të cilat gjatë natës do gjenerojnë shira.

Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime në orët e para të ditës, por një rritje me 2 – 3°C, do të shënohet gjatë mesditës.

Era do fryjë mesatare por e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet 4 ballë.

Prezantoi: Fioalba Dizdari

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!