Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në aksin Fier–Lushnjë, ku kanë mbetur të dëmtuar dy persona.
Sipas të dhënave paraprake, një 46 vjeçar, banues në Vlorë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, 33 vjeç. Të dy janë dërguar në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkakun e aksidentit.


